Hoti: Osmani dhe Kurti jo në lartësinë e duhur për të arritur marrëveshje me Serbinë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se aleatët si SHBA-ja, Gjermania dhe Franca po përpiqen të negociojnë njohjen reciproke Kosovë-Serbi, por se presidentja Vjosa osmani dhe kryeministri Albin kurti nuk janë në lartësinë e pritshmërive.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në “Euronews Albania”, Hoti u shpreh se qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, nuk duhet të jetë pengesë për faktorin ndërkombëtar në kuadër të përpjekjeve për arritjen e marrëvedhjes me Serbinë.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), insiston në sovranitetin shteteror, integritetin territorial dhe njohjen reciproke si tre parime themelore te panegociueshme në kuadrin e dialogut.
“SHBA, Gjermania dhe Franca janë shumë të interesuara dhe po perpiqen të negociojnë për arritjen e një marreveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk janë në lartësinë e pritshmërive për të kontribuar për arritjen e marrëveshjes finale. Ata janë dhe peng i të kaluarës se tyre, kur sulmonin çdo marrëveshje të arritur me Serbinë ne kuadrin e dialogut në Bruksel.
Qeveria e kryeministrit Kurti nuk po arrin të kuptoje se Kosova nuk duhet të jetë dhe nuk duhet të bëhet pengesë për faktorin ndërkombëtar në kuadrin e përpjekjeve të tyre për arritjen e marreveshjes finale. LDK insiston në sovranitetin shteteror, integritetin territorial dhe njohjen reciproke si tre parime themelore te panegociueshme në kuadrin e dialogut me Serbinë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore