Nis viti i ri shkollor, risitë për klasën e parë
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për 450 mijë nxënës. 70 mijë vogëlushë do të ulen në bangat e kopshteve, 280 mijë nxënës do të jenë pjesë e arsimit 9-vjeçar dhe 100 mijë të tjerë do të mësojnë në gjimnazet e Tiranës.
Gazetarja e Euronews Albania Ortensa Budlla raportoi nga një shkollë u kryeqytetit ku bëri me dije dhe një risi të klasës së parë.
Krahas Abetares së unifikuar Shqipëri-Kosovë, nxënësit që ulen për herë të parë në bangat e shkollës do të mësojnë dhe lëndës e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit.
Ndryshe nga dy vitet e shkuara, nxënësit sot nuk respektonin masat anti-COVID.
Në Tiranë, mësimi do të jetë sërish me turne. Ndërkohë, kryeministri Rama në ceremoninë e prezantimit të Abetares së përbashkët lajmëroi sanksione për fëmijët që dëmtojnë librat duke qenë se çdo libër i kalon një nxënësi vitin e ardhshëm, proces ky që do të zgjasë 3 vite për çdo libër.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk