Negociatat, Duma: Vidhet ajo që na falet, Beqja në krye të rrjetit antikorrupsion

15 Shtator 2022 | 11:45

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD, Grida Duma ka folur për Integrimin si dhe për vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Duma tha se pas hapjes së negociatave, PS ka emëruar që të menaxhojë fondet e BE, Ilir Beqjan, që sipas deputetet doli nga politika pasi akuzohet për korrupsion. Duma lëshoi akuza ndaj qeverisë duke thënë se kjo e fundit vjedh dhe atë që na e falin, referuar hapjes së negociatave.

“Sapo u hapën negociatata, sapo do të tenderohen fondet, vendoset në krye të një strukture që duhet të jetë shembull për anti-korrupsionin një individë, i cili ka dalë nga politika sepse ka akuza për korrupsion. Nuk e di se çfarë halli ka pasur zotëria që e ka marrë si detyrë. Shqiptarët automatikisht tani mendojnë se edhe ajo që na falet duhet të vidhet. Në këtë situatë jemi. Efiçenca e fondeve IPA është e mbartur me një krizë e menaxhimit IPA që janë me  30 faqe të projekteve problematike.”- shprehet Duma.

Ndër të tjera Duma nuk i kurseu kritikat në lidhje me ndërtimet në vend, duke shtuar se politikanët hanë dreka e darka në objekte luksoze dhe bëjnë sikur nuk i shohin ndërtimet pa leje.

“Kam bindjen që të gjithëve i ka ndodhur një moment që as qesh, as qan dot. Keni bërë pafund ‘sikur’ me Integrimin. Është e njëjta Shqipëri, e doktor gjilpërës por nëse do kishte dhënë recetat, do kishte thënë: “O njerëz me ngadal se nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapslliku”

Dëgjova që tha IPA 3 do ketë 20 e ca milion. Sot po legalizoni? Çfarë? Pronat që nuk i keni parë në mes të Tiranës me objekte luksoze atje ku hani dreka e darka, aty te Liqeni s’kishit parë një 7 katësh nga kishte mbirë. Nuk e di në ka ndonjëri qëndrim tjetër, por duhet të jetë optimist se ne dhe rrugët e reja na duken të vjetra në sekond. Ka ardhur pushtuesi ka bërë bulevard perandorak dhe ne e mbajmë si pamjen më të bukur të kryeqytetit”-theksoi deputetja.

Një vmendje i ka dhënë edhe rrugëve duke thënë se ka dëgjuar që shoferët shmangin autostradën Tiranë-Durrës për shkak të aksidenteve.

“Nuk e di në ka më njeri që quan autostradë Tiranë-Durrës se kam dëgjuar njerëz që thonë nuk kalojmë më se ka gjithmonë në aksident. Ndodh aksident tha një tjetër, por më mirë që nuk e riparojnë se do të ecin më shpejt. Është si ato sofizmat, plaku shpejt se po u rinove harxhon jetën. Është gallatë e madhe propaganda juaj”, tha Duma.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në...
09:45 | 27/07/2026

Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)

Ndryshe nga protesta e kaluar para Parlamentit, ku protestuesit dhe aktivistët ishin “armatosur” me vezë, këtë të hënë ata kanë mbërritur në tubim me domate...
09:37 | 27/07/2026

Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Janë zbardhur detajet e mbledhjes së kësaj të hëne të Parlamentit dhe arsyet e mbajtjes së dy seancave brenda së njëjtës ditë. Sipas burimeve për...
09:04 | 27/07/2026