Kandidatja për Rektore e UT-së Kozeta Sevrani: Në 4 vite u shpenzua energji vetëm në luftë mes autoriteteve
Prof. Dr. Kozeta Sevrani, e cila kandidon për postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, përcolli për Euronews Albania platformën e saj për drejtimin e mundshëm të universitetit.
Me moton “Vizion dhe integritet për Universitetin e Tiranës me Universitetin e Tiranës”, Sevrani tha se platforma e saj mbështetet në 8 pika: Mirëqeverisja, infrastruktura, rishikimi i programeve të studimit, ndërkombëtarizimi dhe digjitalizimi i UT-së, rritja e cilësisë së mësimdhënies, mundësimi dhe promovimi i jetës ekstrakurrikulare për studentët, transparenca dhe mundësia e gjetjes së burimeve të tjera të financimit.
“Qeverisja e UT-së është kryesore pasi universiteti ka vuajtur luftë të pashembullt mes autoriteteve drejtuese e cila ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve të universitetit. Për fat të keq 4 vitet e kaluara kanë qenë vetëm duke shpenzuar energji në luftën mes autoriteteve, rektorit, senatit, bordit të administrimit dhe administratorit ndërkohë që këto energji mund të ishin kanalizuar dhe profilizuar në rritjen e cilësisë së mësimit dhe ngritjen e kërkimit shkencor aq të domosdoshëm për UT-në,” – u shpreh Sevrani.
Gazetarja Bruna Çifligu e pyeti pedagogen Sevrani për procesin e zgjedhjeve, ku pasur kundërshti për mbajtjen e tyre dhe ato bëhen në gjendje pandemie.
Ajo tha se gjatë fushatës kishte vërejtur mungesë të studentëve dhe për këtë u bëri thirrje që më 30 korrik të marrin pjesë në votim.
Prof. Dr. Kozeta Sevrani është pedagoge e Informatikës dhe e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit në Fakultetin Ekonomik.
Në garën për postin e Rektorit të UT-së, kandidojnë Mimoza Hafizi dhe Artan Hoxha.
Lexoni gjithashtu:
Lëvizja për Universitetin: Zgjedhjet më 30 korrik të turpshme, pa studentët në auditorë janë farsë
Zgjedhjet në universitete, Shahini: Roli im minimal, datën e propozuan rektorët
Zgjedhjet në universitete, kërkohet rritje e peshës së votës së studentëve nga 10% në 30%
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave