Bie çmimi i naftës, rritet benzina

15 Shtator 2022 | 15:16

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.

Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet 224 lekë/litri, 8 lekë më pak se ç’shitej deri tani.

Një litër benzinë do të shitet me 198 lekë, 6 lekë më shumë nga sa shitej deri tani. Ndërkohë çmimi i gazit nuk ndryshon dhe do të vazhdojë të shitet 78 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026