Berisha: Pa antimafian italiane, Saimir Tahiri do ishte më shumë se zv.kryeministër

18 Shtator 2022 | 17:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se antimafia italiane ka dhënë një konribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në Itali dhe Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij gjatë bashkëbisedimit virtual me shqiptarë në Romë, Berisha theksoi se po të mos ishte antimafia italiane, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të ishte në pozitë më të lartë se zëvendës kryeministri.

“Italia, dua të shpreh mirënjohje, jep një kontribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në të dyja anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në  betejën kundër mafies shqiptare. Unë iu garantoj ju, se po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte sot, mbi zëvendës kryeministër të paktën.

Por ne u jemi mirënjohës, sepse ata bënë një betejë të vendosur kundër organizatave kriminale, që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe qytetarëve shqiptarë”, theksoi kryedemokrati.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës, një muaj më parë. Transferimi është kryer pas kërkesës së familjarëve të tij.

Tahiriqëndron në qeli që prej muajit shkurt kur u dënua nga apeli i GJKKO-së, me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026