Probleme me sistemin, prindërit në Elbasan s’regjistrojnë dot fëmijët e porsalindur
Problemet me sistemin në zyrat e ALEAT nga e premtja duket se janë zgjidhur në pjesën më të madhe të qyteteve të vendit.
Qytetarët kanë akses në aplikimin e kartave të identitetit apo pasaportave por ka dhe nga ata që nuk marrin dot shërbim, si pasojë e një problemi tjetër
Në gjendjen civile sistemi është kthyer pjesërisht. Momentalisht sistemi ka problem në përpunimin e të dhënave të adresave e në këto kushte prindërit nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur.
Kjo situatë ka krijuar pakënaqësi të qytetarët që janë të detyruar të vijnë çdo ditë.
Burime nga gjendja civile Elbasan bëjnë me dije se po punohet për rikthimin e plotë të sistemit NCR i cili prej ditësh ka pasur probleme duke shkaktuar radhë të gjata të qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani