U planifikua atentat ndaj tij, deputeti i PDK: Nuk më është ofruar mbrojtje

20 Shtator 2022 | 15:44

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për atentatin që ishte planifikuar në vitin 2021 ndaj tij, kryeministrit Albin Kurti dhe Ismet Haxhës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai deklaroi nuk i është ofruar mbrojtje nga institucionet.

“Detajet që janë përshkruar në ato dokumente unë nuk i kam ditur, sepse me siguri kanë qenë sekret i Policisë së Shtetit. Unë kam pasur informacion që po përgatitet diçka, që jam i rrezikuar, informacionin ma ka dhënë Policia e Kosovës. Nuk i kam ditur detajet, kush është, çfarë qëllimesh kanë, se kam ditur edhe për dy të tjerët të cilët e kishin bërë planin.

Policia më ka kontaktuar në telefon, ditën e parë nuk kam dalë në takim sepse kam qenë në Pejë. Kur kam ardhur këtu, kanë ardhur dy oficerë, nuk e di të kujt dikaster, më kanë njoftuar se kemi informacione se po përgatitet diçka kundër jush, jeni të rrezikuar. Për mua ka qenë pak si qesharake, sepse nëse dikush të afrohet, nuk ke kohë për të lajmëruar askënd. Kaq kam ditur. Nuk më kanë ofruar mbrojtje dhe nuk më kanë thënë a ke nevojë”, sipas tij.

Ndër të tjera, Haliti tregoi se kush mund qëndrojë pas planit për eliminimin e tij.

“Mendoj që është një plan i ngjashëm me atë projektin që e kanë bërë atëherë kundër lëvizjes në Perëndim, kundër aktivistëve, edhe për t’i kompromentuar, edhe për t’i goditur,  dhe për të futur një konflikt mes organizatave dhe grupimeve, të cilat realisht nuk ishin së bashku. Më shumë është për të krijuar një situatë kaotike në Kosovë. Megjithatë, nuk jam i sigurt se kush mund të qëndrojë prapa kësaj”, theksoi Haliti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026