Macron: BE nuk mund të zgjerohet pa u reformuar së brendshmi

18 Tetor 2019 | 20:53

Takimi i ministrave evropianë në Luksemburg u mbyll pa asnjë rezultat për pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vlerëson përparimin e deritanishëm të dy vendeve, por tha se procesi i zgjerimit duhet të reformohet.

Macron shprehu gjithashtu shqetësim për numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria në Francë, duke e cilësuar atë si tregues të mungesës së progresit të mjaftueshëm shqiptar.

Pyetur nga korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunuri, Presidenca finlandeze tha se kishte bërë maksimumin për të dalë me një rezultat pozitiv për dy vendet sot, por kjo ishte e pamundur prej kundërshtimit të vendosur të një shteti anëtar.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh i zhgënjyer për rezultatet e sotme të takimit dhe i kërkoi ndjesë shtetasve të dy vendeve.

Hahn tha se tani i takon BE-së të japë rezultate ndaj kushteve të përmbushura të dy vendeve.

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp ku qartësoi se vendi do t’i vazhdojë reformat, ndërsa e komentoi refuzimin për moshapjen e negociatave si problematikë të brendshme të BE.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev doli gjithashtu në konferencë për shtyp në Shkup, ku lajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme si shenjë të pranimit të përgjegjësisë nga ana e tij.

Sidoqoftë Zaev shprehu zhgënjim për vendimin e BE dhe tha se vendi i tij i kishte përmbushur kërkesat.

Pjesa e parë e diskutimeve mes ministrave evropianë në Luksemburg u mbyll pa asnjë rezultat për pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për pjesën e dytë, burime të Euronews Albania në Luksemburg rrëfyen se Presidenca finlandeze vuri në tryezën e diskutimeve mundësinë e ndarjes së dy vendeve, për të çuar përpara një vendim vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Kështu, Holandës, Danimarkës, Spanjës, vendeve baltike dhe disa prej vendeve të Vishegradit i janë shtuar dhe Greqia, dhe pritet t’i bashkohen edhe vende të tjera në përpjekje për të shpëtuar procesin të paktën për njërin prej vendeve në pritje, Maqedoninë e Veriut.

Gjithsesi, Franca mbeti e palëkundur në qëndrimin e saj kundër të dyja vendeve para reformimit në thelb të kuadrit negociues. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026