50 mijë banorë pa rrugë, aksi që lidh Peqinin me Dumrenë i shkatërruar prej 4 vitesh
Ndodhemi në fshatin Cengelaj të bashkisë Peqin përgjatë të vetmit segment rrugor që lidh këtë bashki me zonën e Dumresë dhe njësinë administrative Shezë.
Siç shihet nga pamjet, në këtë pikë qarkullimi kryhet në vetëm njërën anë të rrugës pasi pjesa tjetër është dëmtuar nga rrëshqitjet e dherave të 4 viteve më parë.
Gjatë kësaj kohe kanë munguar totalisht investimet, ndaj dhe gjendja e rrugës ka ardhur gjithmonë e duke u rënduar, çka ka vështirësuar qarkullimin e banorëve të këtyre zonave.
“Situata është shumë problematike rruga është, ti e sheh vetë, s’ka nevojë për koment. Është shumë problematike, sidomos për makinat e tonazhit të rëndë”, thotë një drejtues kamioni.
“Është shumë problematike, sidomos në kohë me shi ka shumë rrezikshmëri. Duhet rregulluar, problem i madh për të gjithë zonën” , shprehet një tjetër,
Përballë situatës së krijuar prej vitesh, administratori i njësisë Shezë, Shefqet Tabaku tregon se mungesa e fondeve nga Bashkia Peqin ka ndikuar në degradimin e këtij segmenti rrugor.
“Rruga Pajove-Belsh është e dëmtuar në krahun e djathtë kur vjen nga Pajova, ka rrëshqitje dherash nga Shkumbini. Kur vjen Shkumbini gjatë dimrit e gërmon nga poshtë. Kemi diskutuar me Bashkinë Peqin, por bashkia është në pamundësi, mungojnë fondet dhe ndaj rruga ka mbetur pa rregulluar”, thotë Shefqet Tabaku, administrator i Njësisë Administrative Sheze, Bashkia Peqin.
Ky segment rrugor shërben si nyje lidhëse për mbi 50 mijë banorë të zonës së Dumresë dhe ata të njësisë administrative Shezë, jo vetëm me bashkinë e Peqinit, por edhe me segmentin e rëndësishëm rrugor Elbasan-Rrogozhinë nëpërmjet të cilit ata lidhen edhe me zonën veriperëndimore të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat