FOTO | Pas Berishës, deputeti demokrat ulet në karrigen e socialistëve në Kuvend
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ul në karriget e deputetëve socialistë në seancën plenare të së enjtes në Kuvend, pasi priste të merrte fjalën.
Por pas tij, edhe deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka bërë të njëjtën gjë. Gjekmarkaj është ulur afër deputetit socialist, Pandeli Majko me të cilin pati një diskutim.
Seanca e sotme plenare është karakterizuar nga debate të forta midis mazhorancës dhe opozitës.
Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua zëvendës kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku duke e akuzuar se në 20 minuta fjalim ishte duke gënjyer.
Ai e pyeti ministren se çfarë lidhje ka me largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Ndërsa, kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka fyer opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend. Balla e quajti provokim uljen e Berishës në Kuvend në karriget e socialistëve.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

