Kraja për hetimet ndaj Metës: Po mbledhim prova

23 Shtator 2022 | 12:07

Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se çështja për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nën hetim.

“Po vazhdojnë hetimet duke mbledhur prova”, është shprehur Kraja për gazetarët këtë të premte.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme: 

Ish-deputeti Halit Valteri ka dorëzuar sipas tij prova të reja në SPAK në lidhje me kallëzimet për familjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Prokuroria e Posaçme për hetimin e nisur për dosjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të kërkojnë informacion në Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SPAK me anë të letër porosive do të mundohet të sigurojë prova në Qipro për kompaninë Dorelita Limited, e cila drejtohet nga avokati Iraklis Fidetzis.

Ky i fundit, sipas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valter është lidhja e Vangjel Tavos.

Valteri kërkon që SPAK të faktojë se si kanë shkuara rreth 700 mijë dollarë në Qipro të cilët me pas Dorelita Limited i ka kaluar në SHBA për të lobuar që Ilir Meta të zhvillonte takime më kongresmenë amerikanë.

SPAK me atë të kësaj letër porosie do të saktësojë zyrtarisht nëse LSI ka qenë kliente e Dorelita Limited dhe në cilën formë është kryer transaksioni.

Ndërsa në SHBA do të kërkohet po në formën ligjore mënyrën si është paguar McKeon Group , kompania që sipas Halit Valterit ka caktuar takimet e kryera nga Ilir Meta në 2017.

Pjesë e këtyre pagesave është edhe marrja pjesë në inaugurimit e ish-presidentit Donald Trump apo takime të tjera me zyrtarë amerikan.

Ndërsa në Shqipëri SPAK është duke mbledhur informacion nga një sërë institucionesh për dy kallëzimet e Valterit.

Ish deputeti e akuzon Metën edhe për 30 dosje korrupsioni së bashku me Monika Kryemadhin dhe disa zyrtarë të LSI.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026