PD dhe LSI së bashku harxhuan 5 herë më shumë se PS për fushatën

23 Shtator 2022 | 18:20

Për fitoren në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit Partisë Socialiste iu desh vetëm 1/5 e parave që shpenzuan partitë opozitare.

Në bilancet e dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se për fitoren në Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër, Partia Socialiste shpenzoi për fushatën 5.58 milionë lekë.

Ndërkohë për opozitën bilanci financiar për fushatën e 6 marsit peshon shumë. Partia Demokratike që nuk mundi të fitojë asnjë bashki dhe vetëm në Rrogozhinë doli e dyta, rezulton që për 6 marsin të ketë shpenzuar 13.48 milionë lekë.

Shumën rekord të shpenzimeve për fushatën e 6 marsin e mban Lëvizja Socialiste për Integrim bashkë me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” me 13.77 milionë lekë.

Mënyra e shpenzimit të parave të shpenzuara në raportin e dorëzuar LSI ndryshojnë nga PS dhe PD. Duke qenë se me logon “Shtëpia e Lirisë” në garë ishin kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha, edhe shpenzimet në pjesën dërrmuese janë mbuluar nga vetë kandidatët. Sipas bilancit të dorëzuar në KQZ, 9.52 milionë lekë i shpenzuan kandidatët, ndërsa vetëm 4.15 milionë lekë ishin shpenzime që u mbuluan me fondet e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në raportet e dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve partitë dhe kandidatët i kanë harxhuar paratë për banera, mitingje, zyra elektorale dhe rrjete sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026