Projektligji| Një operator i ri për energjinë

24 Shtator 2022 | 11:36

Qeveria propozon ngritjen e një operatori krejtësisht të pavarur nga sistemi aktual i energjisë elektrike, që do të rregullojë të gjithë tregun e burimeve të rinovueshme. 

Operatori i Energjisë së Rinovueshme përcaktohet si palë kontraktuese dhe blerësi i energjisë së prodhuar nga këto burime, si dhe shpërndarësi në tregun e organizuar. 

Ligji i ri prezanton konceptin e komunitetit të energjisë së rinovueshme si një entitet juridik të përbërë nga aksionerët e prodhuesve. Pjesë e këtij komuniteti mund të jenë individë, kompani, apo institucione publike që investojnë te këto burime.

Depozitimi është koncepti tjetër që u jep mundësi prodhuesve që ta shesin energjinë në një moment të dytë nga prodhimi. Kostot për depozitimin variojnë nga teknologjia e përdorur, kapacitetet dhe kohëzgjatja e ruajtjes. Aktualisht, ato luhaten nga 140 deri në 250 euro për kilovat.

Projektligji është hedhur për konsultim publik. Në rast miratimi ai shfuqizon ligjin aktual të miratuar që në vitin 2017.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026