Rama bën bilancin: 5.6 mln turistë vizituan Shqipërinë, mbi 1 mld të ardhura
Në konferencën e bilancit të sezonit turistik, kryeministri Edi Rama deklaroi se ky sezon ka qenë surprizues, ku mbi 5.6 mln turistë vizituan Shqipërinë.
Sipas kryeministrit, në 6 mujorin e parë ka pasur mbi 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi.
“Sezoni ka qenë surprizues sa i përket fluksit të të ardhurave për ekonominë. Në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pothuajse dyfishi i vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht, kanë qenë 5.6 mln turistë. Është 1.3 mln më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se edhe Tirana ka pasur një bum turistësh, ku hotelet dhe apartamentet kanë qenë plot.
Ai shtoi se ende ka shumë për të bërë për sigurinë në plazhe, si rezultat i rritjes së mjeteve lundruese.
“Tragjedia që ndodhi në Himarë ishte një kambanë e fortë alarmi për këtë punë”, tha kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:52 Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane
- 11:35 Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut! Dërgohet në SPAK për ekspertizë
- 11:28 Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj
- 11:20 Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 10:59 Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)
- 10:56 Kina lëshon me sukses nga deti raketën ‘Gravity-1 Y4’ me 9 satelitë në orbitë