Mblidhet kryesia e PS: Diskutuam për organizimin e zgjedhjeve, emrat s’kanë rëndësi
Ne kemi nisur prej kohësh punën për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe tanimë hyjmë në fazën e dytë të një procesi organizimi për të cilin kemi folur sot. Kështu deklaroi kryeministri Rama pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.
Ai tha se nuk ka pasur ndryshime qeverie, por janë bërë ndryshime organizative, pra ndryshime pozicionesh të cilat bëhen në të mirë të punës dhe emrat nuk kanë asnjë rëndësi.
“Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi këtu shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, pra pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo skuadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij,” – deklaroi Rama.
“Natyrisht që inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marr hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financiar të vendit për shkak të dhimbjes të lehtësojmë këtë dhimbje,” sqaroi ndër të tjera Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta