Ahmetaj pa asnjë post në PS, Rama e largon nga drejtimi i qarkut të Vlorës

27 Shtator 2022 | 19:50

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste Euronews Albania ka mësuar dhe tre ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe.

Elisa Spiropali është vendosur drejtuese politike në Shkodër, Pandeli Majko në Kukës dhe Blendi Klosi në Vlorë.

Spiropali zëvendëson Edona Bilalin, Klosi zëvendëson Arben Ahmetajn, Majko zëvendëson Spiropalin.

Ndërkohë Rama shtoi se nuk ka pasur ndryshime qeverie, por janë bërë ndryshime organizative, pra ndryshime pozicionesh të cilat bëhen në të mirë të punës dhe emrat nuk kanë asnjë rëndësi.

“Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi këtu shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, pra pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo skuadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij,” – deklaroi kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026