“Shërbimi satelitor vlerë e shtuar”, Peleshi: Do të evidentohen parcelat me kanabis

29 Shtator 2022 | 10:24

Në ambientet e kryeministrisë po prezantohet shërbimi satelitor i në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të mbikëqyrjes së territorit të gjithë vendit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, u shpreh se shërbimi satelitor do të jetë një vlerë e shtuar ndërsa shtoi se në këtë shërbim do të jenë të përfshira disa agjenci.

Më tej, Peleshi theksoi se shumë shpejt do të fillojë punë dhe qendra e inovacionit, sakaq përcolli dhe një mesazh për kritikët e shërbimit satelitor.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.

“Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve  ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”,

Do kapërcejmë mbi kokat e skeptikëve për të marrë imazhe në përdorim të shumëfishtë. Është e madhe rëndësia e bazës së të dhënave që do të krijohet nga imazhet që do marrim. Është bërë një punë shumë e madhe. Do  të jetë një agjenci e përfshirë, që do të jetë agjencia e sigurisë së informacionit gjeo-hapësinor.

Për pak javë do të fillojë punë dhe qendra e inovacionit që do të ketë kërkim shkencor, jo vetëm për sigurinë e mbrojtjes por edhe në fusha të tjera. Shërbimi satelitor do të jetë një vlerë e shtuar”- theksoi Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026