Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
Sipërmarrësi dhe aktivisti në Medvegjë, Muharrem Saliu, thotë se regjistruesit në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, do të jenë kryesisht serbë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Saliu u shpreh se procesi i regjistrimit do të kryhet në banesat e personave të cilët duan të përfshihen në të.
Ai u bëri apel shqiptarëve të Luginës që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit.
“Ky regjistrim, në kushte kaq të lehtësuara për të gjithë, është një kompromis i heshtur i palës serbe si rezultat i një pune intesive që është bërë ndër vite. Ne nuk duhet të relaksohemi, sepse interesi i tyre ka qenë i kundërt me interesat tona, por sugjeroj që, paralelisht me regjistrimin, të bëjmë edhe një regjistrim tonin intern.
Mjafton një kryefamiljar me numër persona, i cili mund t’i deklarojë të gjithë anëtarët e tjerë të familjes dhe asetet e tyre. Regjistruesit janë shumica serbë, sepse është punuar prej vitesh që të jetë ashtu. Në Medvegjë, aktualisht janë tre regjistrues, ndërsa në Bujanoc dhe Preshevë janë më shumë. Regjistrimi bëhet vetëm në shtëpitë e tyre; është e domosdoshme që njerëzit të cilët do të regjistrohen, të gjenden në shtëpitë e tyre. Që nesër do të kontaktohen nga regjistruesi i bashkisë lokale”, theksoi Saliu.
Nga fillimi i muajit të ardhshëm, në Serbi nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfshirë edhe atyre që janë larguar nga vendlindja, u bëhet thirrje që t’i përgjigjen këtij regjistrimi, i cili do të përfundojë më 31 tetor.
LEXONI GJITHASHTU
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë