Rama të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale, thotë Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale.
Gjatë një deklarate për mediat, Meta u shpreh se ky ligj është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit për të pastruar paratë.
Sipas tij, amnistia do të kriminalizonte ekonominë dhe shoqërinë në vend.
“Për t’u tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë, i cili në mënyrë të qartë është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit për të ofruar mundësinë që të ardhurat e përftuara ndër vite prej aktivitetit kriminal nga grupe të organizuara apo nga akte të rënda korruptive brenda vendit, të pushtojnë ekonominë vendase dhe veçanërisht tregun financiar për të kriminalizuar përfundimisht ekonominë, shoqërinë dhe të gjitha institucionet tona.
Në këtë mënyrë do të goditej drejtpërdrejt dhe dëmtohej në mënyrë fatale biznesi i ndershëm, i cili do të falimentonte, si dhe iniciativa e lirë vendase. Do të dekurajoheshin edhe më tej dhe do të largoheshin nga vendi, ata pak investitorë të huaj seriozë që kanë mbetur. Do të kriminalizohej e gjithë shoqëria”, theksoi Meta.
LEXONI GJITHASHTU
- Tabaku për amnistinë fiskale: I hap rrugë kapitalit kriminal dhe korruptiv
- Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Ka një listë të gjatë të individëve që nuk përfitojnë
- Takimi me ambasadorët, Ibrahimaj: Do vijojmë konsultimet për amnistinë fiskale
- Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Ka një listë të gjatë të individëve që nuk përfitojnë
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta