Paloka: Në primaret nuk do votojnë vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët

1 Tetor 2022 | 14:11

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se pas mbledhjes së këshillit, u vendos që për kandidatët që do marrin pjesë në primaret, nuk do të votojnë vetëm anëtarët e kësaj force politike, por edhe simpatizantët.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Paloka tha kryetarët e degëve, nuk do t’i ushtrojnë funksionet e tyre, teksa kandidojnë në primaret.

Ai u shpreh se gjatë kohës që ata do kandidojnë në primaret, funksionet do t’i ushtrojnë nënkryetarët e degëve.

Ndër të tjera, Paloka nënvizoi se në mbledhje u vendos që të mbetet balotazhi si proces në primaret.

“Ato që mund të konsiderohen risi nga primaret e fundit janë që në votime, që e përcakton statusi, në votime nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD-së, por do të marrin pjesë edhe simpatizantët e PD-së. U miratua propozimi i grupit të punës dhe i Kryesisë, sipas së cilëve, kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare, gjatë kohës që kandidojnë në primare, funksionet e tyre do t’i kryejnë një nga nënkryetarët e partisë, së degës. Gjatë primareve, kryetarët nuk do t’i ushtrojnë detyrat e tyre si kryetar.

Nëse do fitojnë në primare, do shpallen kandidatë zyrtarë të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, statuti parashikon që ata menjëherë nuk janë në pozicionin  e kryetarit, por të kandidatit për pushtetin lokal. Nëse nuk fitojnë primaret, do të vazhdojnë të mbajnë postin e kryetarit të partisë. Me vendim, u vendos që balotazhi do të qëndrojë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026