Primaret në PD, Kaso: Modalitete të ngjashme me planin në zgjedhjet e 6 marsit
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD, tha në një intervistë për Euronews Albania se primaret në PD do të zhvillohen me modalitete të ngjashme me planin në zgjedhjet e 6 marsit.
“Vetëm është çmuar e udhës që të evidentohen disa problematika të cilat u verifikuan në ushtrimin e parë të primareve që bëri Partia Demokratike, pra atë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke synuar që ato gjëra që mund të shërbenin si burim konflikti midis kandidatëve, të evitoheshin për sa të ishte e mundur dhe të gjendeshin modalitete të tjera tej atyre që u aplikuan në datën 6 mars,’ – u shpreh Kaso.
Sipas tij, një vendim i tillë po merret në mënyrë që kandidatët e përzgjedhur, nëpërmjet këtij mekanizmi të primareve, të kishin një konsensus sa më të gjerë duke dalë tej antarësisë.
Kaso sqaroi se nuk ka një numër të kufizuar të pjesëmarrësve në garë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar