Sa kushtojnë shtesat pa leje të konfiskuara, Ibrahimaj flet për Euronews Albania
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj thotë se vlera e pallateve pa leje të konfiskuara nga qeveria do të llogaritet sipas çmimit të tregut jo kostos së tyre.
E pyetur nga gazetari i Euronews Albania nëse ka një shifër të çmimit të këtyre pasurive, ministrja u shpreh se ka nisur procesi i vlerësimit të aseteve që do të jenë subjekt i konfiskimit.
“Jemi në proces vlerësimi të aseteve që do të jenë subjekt i konfiskimit. Kthimi nuk do të jetë në bazë të kostos, por të vlerë së tregut. Pra ende nuk kemi një vlerësim të çmimit të tregut të ndërtesave që do të konfiskohen. S’ka një parashikim dhe s’kemi informacion cilat janë ndërtimet pa leje”, tha Ibrahimaj.
Gjatë konferencës për shtyp Ibrahimaj u shpreh se inflacioni në vend është ndikuar nga importi.
Teksa u ndal në shifrat, Ibrahimaj nënvizoi se inflacioni në 8 mujorin e parë të këtij viti arriti në 6.1%, më i ulëti në krahasim me vendet e rajonit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës