Data e zgjedhjeve, Begaj nesër takim me Alibeajn

4 Tetor 2022 | 11:45

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në kuadër të zgjedhjeve lokale, ka thirrur në takim krerët e grupeve parlamentare.

Begaj pritet të takohet mesditën e sotme me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën, ku në fokus do të ketë diskutime për datën e zgjedhjeve vendore.

Nesër në orën 18.00 pritet të zhvillohet takimi i kreut të grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj me presidentin.

Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.

Më herët, sot u zhvillua një takim mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për aksionin opozitar.

Meta, në takimin 30 minutësh, ka qenë i shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026