Meta: Partia e Lirisë e hapur për të bashkëpunuar me çdo faktor opozitar
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh në një konferenë për mediat se është i hapur të bashkëpunojë me të gjithë opozitën për zgjedhjet vendore.
“Partia e Lirisë siç e dini është e hapur për të bashkëpunuar më çdo faktor të vërtetë opozitar, në radhë të parë me PD në interes të vendosjes së demokracisë sa më shpejt në vend. Së dyti Partia e Lirisë ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe koordinojë aksionin opozitar si një interes kombëtar dhe jo interes partiak. Kjo nuk ekziston si filozofi e Partisë së Lirisë. PL e ka përballjen me Edi Ramën dhe regjimin mafioz dhe dëshiron t’i bashkojë forcat në mënyrën më të hapur me të gjithë forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Edi Ramën”, tha Meta.
Meta nënvizoi se është e domosdoshme që e gjithë opozita të dalë me një kandidat.
“Sa i takon kandidatëve, është e rëndësishme të ketë vetëm një në çdo bashki. Në kushte te tjera mund të kishte 2-3 ose 4. Në këtë drejtim e kemi bërë të qartë që s’do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie. Nëse do të ketë kandidat nga PL që mendojnë se kanë përkrahje në një bashki të caktuar është një çështje që do e diskutojmë që ky kandidat të testohet”, tha shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta