‘Ethet’ e garës, kush janë kryebashkiakët që do rikonfirmojë Rama

4 Tetor 2022 | 15:58

Kur na ndajnë 8 muaj nga zgjedhjet lokale, ethet elektorale për kandidatët që do të garojnë kanë nisur.

Socialistët që janë në pushtet që prej 2013-ës, kanë si synim të ruajnë një rezultat pozitiv në pjesën më të madhe të bashkive të vendit.

Deri më tani, Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile për rikandidim disa prej kryebashkiakëve.

Beteja më e madhe elektorale do të zhvillohet në Tiranë, e për këtë kryesocialisti nuk shikon zëvendësues tjetër, veç Erion Veliajt për një mandat të tretë.

Pjerin Ndreu është një tjetër kandidat i cili pritet të marrë besimin e kryesocialistit në Lezhë, për një tjetër mandat.

Në daljet publike, Rama ka vlerësuar pozitivisht punën e të parëve të qyteteve në Cërrik dhe Sarandë, ku Andis Salla dhe Adrian Gurma pritet të rikonfirmohen.

Në tjetër kryebashkiak aktual që pritet të rikandidojë sërish është Elton Arbana në Shijak.

Rama pritet të rikonfirmojë pjesën më të madhe të kryetarëve të bashkive që garuan në zgjedhjet e 6 marsit. Një ndër ta është, Rahim Spahiu në krye të Dibrës.

Por mes emrave që presin një përgjigje pozitive ka edhe kryebashkiakë që janë konfirmuar publikisht se nuk do t’i besohet një tjetër mandat.

I tillë është emri i Dritan Lelit në Vlorë që e përfundon mandatin duke i shkëputur marrëdhëniet me Partinë Socialiste për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama.

Motorët e fushatës do të nisin më herët, ndaj Edi Rama më 7 dhe 8 tetor do të zhvillojë një takim dy ditor me kryebashkiakët në Durrës ku në fokus do të jenë edhe zgjedhjet vendore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026