Përfundon takimi, Alibeaj tregon se çfarë i kërkoi presidentit Begaj
Enkelejd Alibeaj, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj, takim i cili u zhvillua presidencë.
Alibeaj tha se temë diskutimi në takim ishte data e zgjedhjeve lokale, ndërsa i shtoi se i propozoi një datë mes 15 prillit dhe 15 majit.
Më tej Alibeaj zbuloi se i ka kërkuar Begajt që data e zgjedhjeve lokale të mos bëhet pengesë për miratimin e reformes territoriale.
“Isha sot në një takim me presidencën e republikës. Diskutuam për zgjedhjet lokale të. I shpjegova Begajt se për sa i përket datës ka një segment kohor midis 15 prillit dhe 15 majit. Do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Duhet një orë e më parë ti japim të drejtën shqiptarëve të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet lokale. Një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Ky ishte qendrimi ynë.
I kërkova se momenti kur presidenti do të flasë të jetë moment që mos bëhet pengesë lidhur me miratimin e reformës territoriale. I kërkova që të shprehet pas datës 21 dhjetor për të mos krijuar keqkuptimi në lidhje me reformën territoriale. Reforma territoriale i takon shqiptarëve dhe ata e duan. Presidenti më tha se jam thirrur në cilësinë e ushtruesit të detyrës së PD-së. Është e drejta e presidentit që të thërrasë këdo”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta