Balla: Gati të shkojmë në zgjedhje në çdo datë që do dekretohet
“Partia Socialiste nuk ka një datë të preferuar për zgjedhjet vendore”, kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas takimit me presidentin Bajram Begaj.
Ai nënvizoi se PS është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo datë që do dekretohet nga presidenti.
“Ne nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim tonin për një datë të caktuar. Besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet. PS është gjithmonë e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje dhe t’i fitojë ato në secilën prej datave që do i dekretonte presidenti”, u shpreh Balla.
Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.
Më herët, presidenti Begaj zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe përfaqësues të opozitës.
Pas takimit me Begajn dje, Enkelejd Alibeaj tha se temë diskutimi në takim ishte data e zgjedhjeve lokale, ndërsa shtoi se i propozoi një datë mes 15 prillit dhe 15 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta