Ngjela tregon pse iu ndalua Metës pjesëmarrja në Kongresin e PES-së
Avokati Spartak Ngjela u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta iu ndalua pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane, pasi bashkëpunoi me Sali Berishën.
“Fakti është që i thanë, meqë je me Berishën ne nuk të pranojmë. Problemi i Berishës në Perëndim është shumë i madh. Ai nuk hyn dot në perëndim. Do skemë të re PD dhe Saliu duhet t’a lejojë, vetëm kështu mund të vijë në pushtet”, u shpreh Ngjela.
Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.
Në media qarkulloi lajmi se Metës i është ndaluar pjesëmarrja për shkak të bashkëpunimit me Sali Berishën.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë së Lirisë, e cila nënvizoi se asgjë nuk është e vërtetë.
Partia e Lirisë tha se në e-mail që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë