Zelenski: Perëndimi të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski u ka kërkuar vendeve perëndimore që të godasin Rusinë me më shumë sanksione në përgjigje të “një valë të re terrori”, pas sulmeve të së hënës në Ukrainë.
Zelenski i bëri thirrje Perëndimit të gjejë mënyra të reja për të ushtruar presion politik ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën, shkruan BBC.
“Për një valë kaq të re terrori duhet të ketë një valë të re përgjegjësie për Rusinë, sanksione të reja, forma të reja presioni politik dhe forma të reja mbështetjeje për Ukrainën. Shteti terrorist duhet të privohet edhe nga mendimi se çdo valë terrori mund t’i sjellë gjë”, u shpeh ai gjatë fjalimit të tij përmes një video-mesazhi me liderët e vendeve të G7-s.
Vendet perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione të gjera kundër bizneseve ruse si dhe aleatëve të presidentit Putin, që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.
Të paktën 19 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi raketat ruse goditën rajone në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng