Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për iranianin që akuzohet për terrorizëm

12 Tetor 2022 | 10:35

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të dënohet me 10 vite burg iranianin që akuzohet për terrorizëm, Bijan Poladrag.

GJKKO pranoi disa javë më parë kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar, pavarësisht se iraniani mohon të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe.

Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulm terrorist.

Kujtojmë që së fundmi, me kërkesë të SPAK, janë ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa dhe shoqata të disa shtetasve nga Irani, me dyshimet se ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të spiunazhit kundër opozitës iraniane në mërgim, që strehohet në Manëz.

Bijan Polagradit iu zbuluan biseda dhe mesazhe në drejtim të personave që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026