Përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi u ra si rrufe në qiell të hapur

13 Tetor 2022 | 11:03

Kryeministri Edi Rama deklaroi, se disa prej përfaqësuesve të Këshillit të Evropës nuk u paraqitën në darkën e organizuar nga delegacioni shqiptar mbrëmjen e djeshme, pas fjalimit të tij në Asamblenë e këtij institucioni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ata e kishin konfirmuar më parë që do merrnin pjesë, teksa shtoi se nuk ishin ndjerë mirë për shkak të fjalimit të tij kundër raportit të Dick Marty.

Sipas tij, fjalimi u ka rënë si një rrufe në qiell të pastër dhe theksoi se atyre do t’u duhet kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Një përgjigje Rama e ka pasur edhe për opozitën.

Por është e neveritshm, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratëve dhe e rublave gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra”, shkruan ndër të tjera Rama në Twitter.

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, i bëri thirrje këtij institucioni që të rrëzohen akuzat për trafik organesh ndaj Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026