Shkaba Mokos i rikthehet natyrës e shëruar, pasi u gjet në Koplik në gjendje të rëndë

20 Gusht 2020 | 13:58

Shkaba Mokos, e gjetur në qershor në Malësi të Madhe në gjendje të rëndë shëndetësore, është rikuperuar plotësisht pas trajtimit në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Divjakë. Ajo tashmë fluturon sërish e lirë pas lëshimit pranë Luginës së Drinos.

Shkaba u gjet më 7 qershor të këtij viti në Koplik pas sinjalizimit të dhënë nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve të Malit të Zi, që zbuloi prezencën e shkabës në zonën mes dy vendeve. Gjendja shëndetësore e shkabës me kokë të bardhë, ishte shumë e rëndë dhe për këtë arsye u desh një kohë e gjatë për t’u rikuperuar.

Në momentin që shqiponja u gjet peshonte vetëm 4.8 kg, peshë e cila sipas ekspertëve ishte nën minimumin jetik. Gjendja e Mokos u përmirësua falë përkujdesjeve me serum (kripëra minerale), antiparazitarë të jashtëm si dhe trajtimit një javor me antibiotikë.

118228607 1797433547077497 7728636520851296715 o

Sipas specialistëve të Beli Visitor Centre and Rescue Centre for Griffon Vultures (qendër në Kroaci për shpëtimin e zogjve që janë në rrezik zhdukjeje) dyshohet që Mokoš mund të ishte helmuar nga metalet e rënda (plumb ose zink) apo nga ndonjë produkt mjekësor veterinar që mund ta kishte marrë nëpërmjet ushqimit. Pas kryerjes së analizave të gjakut rezultatet dolën negative duke mënjanuar kështu rrezikun e helmimit.

Kjo gjë u arrit nga përkujdesja e Administrata e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fier dhe anëtarët e Shoqërisë Shqiptare të Ornitologjisë, ekspertët e Beli Visitor Centre and Rescue Centre for Griffon Vultures, prej të cilëve u bë e mundur që  Mokoš të përmirësohet dhe të bëhet gati për fluturim të lirë.

Shkaba u lëshua në natyrë më 14 gusht në Luginën e Drinos, pasi ky vend u përzgjodh nga sugjerimet e disa ekspertëve kroatë të cilët sugjeruan se një vend në afërsi me Greqinë, ku ndodhet dhe një koloni e kësaj lloj shqiponje. Gjithashtu kjo luginë dhe Vjosa është një habitat i parapëlqyer nga shkabat e sidomos Kali i Qyqes, njëlloj tjetër shkabe më e vogël.

118158319 1797433183744200 8936796116706886596 o

Pas lëshimit, Mokos nuk nisi fluturimin në mënyrë të menjëhershme. Shkaba nguroi të hapte krahët duke zgjedhur që fillimit të eksploronte territorin e ri me shikimin e saj të mprehtë. Vetëm pas kësaj përzgjodhi që të fluturonte drejt një shkëmbi, ku edhe zgjodhi të kalonte natën e parë në natyrë.

Pas dy ditë përshtatjeje në zonë (aklimatizimi), gjurmuesi satelitor tregon se Mokos po kryen fluturime mbi Malin e Buretos dhe në Çajup. “Shpresojmë që tashmë të ketë njohur si duhet zonën dhe të aftësohet për të kryer distanca edhe më të largëta”, shprehen përfaqësues të AOS duke shtuar se, lëvizjet e shkabës po ndiqen me shumë kujdes.

118226733 1797442557076596 1576438525714137914 o

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026