GJKKO lë në burg ish-ministrin Lefter Koka| 5 ngjarje
- GJKKO lë në burg ish-ministrin Lefter Koka
Gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-ministrin Lefter Koka.
Avokatët e këtij të fundit kërkuan lehtësimin e masës pasi sipas tyre Kokës i rrezikohet jeta në burg për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Lexoni për më shumë: GJKKO lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

- VIDEO| ‘Duhet të më kishe gjetur vetë jo me spiunë’, Rama surprizon Kurtin në Berlin
Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte në Berlin me homologun e tij, Albin Kurti.
Momenti i takimit ka shkaktuar të qeshura pasi Rama i është afruar Kurtit dhe i ka mbyllur sytë më duar ku ka kërkuar që ta gjejë se kush ishte.
Në këtë moment Kurti nuk ka reaguar por është ndihmuar nga një prej bashkëbiseduesve.
Lexoni për më shumë:VIDEO| ‘Duhet të më kishe gjetur vetë jo me spiunë’, Rama surprizon Kurtin në Berlin

- Drutë e zjarrit deri në 7000 lekë metër/kub, qeveria propozon heqjen e TVSH-së
Ministria e Financave kërkon heqjen e TVSh-së për drutë e zjarrit si masë e përkohshme deri në fund të vitit të ardhshëm.
Qëllimi është lehtësimi i barrës së çmimit te qytetarët në një kohë që kërkesa e lartë dhe mungesa në treg kanë rritur deri në 60 për qind këtë produkt.
Lexoni për më shumë: Drutë e zjarrit deri në 7000 lekë metër/kub, qeveria propozon heqjen e TVSH-së

- Arrestohet e dashura e Martin Çeços, të riut që u vra nga bashkëfshatarët
E dashura e Martin Çeços, Martina Pajollari është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e tij.
Trupi i dhunuar 26-vjeçarit u gjet në rezervuarin e Kolanecit në Maliq më 18 qershor të këtij viti.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo Pajollari ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.
Lexoni për më shumë: Arrestohet e dashura e Martin Çeços, të riut që u vra nga bashkëfshatarët

- 5 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e Fation Muratit
Policia ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri të Fation Muratit që dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal.
32-vjeçari, banues në Tiranë është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, në vendin tonë, për vepra të tjera penale.
Lexoni për më shumë: 5 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e Fation Muratit
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve