Balla i përgjigjet Berishës: Skandal, përfaqësuesi juaj votoi rezolutën e Dick Marty

15 Tetor 2022 | 13:50

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar miratimin e rezolutës së Dick Marty për Kosovën.

Balla e quajti skandal që një përfaqësues i qeverisë Berisha votoi pro kësaj rezolute.

“E para që t’i marrim me radhë. Ajo rezolutë në vitin 2011 është miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Një pjesë e kanë votuar atë rezolutë pa e ditur çfarë ka qenë. Ne nuk jemi darkord me atë vendimmarrje. Fjala e Ramës ka zgjuar një institucion që ka rënë në gjumë për 11 vite.

Përsa i përket argumenteve dhe sulmeve dhe shpifjeve që erdhën nga koalicioni Berisha Meta, duhet të  kujtojmë që Meta dhe Berisha kanë qenë bashkë në koalicion dhe kanë një përgjegjësi konkrete kur është miratuar rezoluta. Qeveria e asaj kohë nuk ka bërë asgjë për të penguar miratimin e saj rezolute. Për turpin e Berishës, përfaqësuesi i tij direkt e ka votuar këtë rezolutë. Ky është një nga skandalet më të mëdha në politikën e jashtme të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

“Duhet të kërkojnë ndjesë për atë që kanë bërë”, tha ai më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026