Bashkitë që zhgënjyen PS, Gjylameti: Takime në terren për më të mirin

17 Tetor 2022 | 14:18

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti thotë se Partia Socialiste do të bëjë një analizë të bilanceve në çdo bashki për të mbërritur tek emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Në një intervistë për Euronews Albania Gjylameti u shpreh se mbledhja e sotme e kryesisë së PS erdhi pas dy mbledhjeve të mëhershme, që kanë qenë mbi llogaridhënien e kryebashkiakëve mbi premtimet dhe realizimet.

Faza tjetër, sqaroi deputetja, do të jetë diskutimi konkret në terren me qytetarët.

“Në çdo bashki po bëhet një analizë e bilancit të arritjeve dhe çfarë duhet bërë më mirë. Jemi ende larg emrave të kandidatëve. Rëndësi ka çfarë presin qytetarët nga ne. Ka pasur dy takime para kryesisë dhe kanë qenë mbi llogaridhënien e kryebashkiakëve mbi premtimet dhe realizimet. Dhe në bazë të tyre, kaluam në fazën tjetër që është diskutimi konkret në terren në takime me qytetarët për të zgjedhur kandidatin më të mirë. S’ka rëndësi emri, por çfarë presin qytetarët nga ne”, tha Gjylameti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026