Berisha: Aksioni politik i Partisë Demokratike, primaret dhe protestat

17 Tetor 2022 | 16:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim këtë të hënë në seli, me Drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të kësaj force politike.

Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.

Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

Kur Partia Socialiste duket se ka ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet lokale të 2023-shit, Ilir Meta duket se ka shtuar presionin ndaj aleatit të tij Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpret se Partia Demokratike duhet të qartësojë sa më shpejt se cilët do të jenë kandidatët përballë mazhorancës socialiste.

“Partia Demokratike, sa më shpejt të jetë e qartë për momentin se kur dalin kandidatët përballë Rilindjes. Kjo është çështja më e rëndësishme, sepse në zgjedhje nuk do të votohet për as për zotin Berisha, as për zotin Meta, por do të votohet për kandidatë, sepse kemi sistem mazhoritar”, theksoi Meta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026