Julian Deda: Ka vetëm një PD me kryetar Berishën, demokratët të bashkohen

17 Tetor 2022 | 17:41

Aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda deklaroi se ka vetëm një PD, me kryetar Sali Berishën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Deda nënvizoi se demokratët nuk e kanë luksin të humbasin asnjë votë dhe se të gjithë duhet të jenë të bashkuar.

“Unë besoj se ka vetëm një Parti Demokratike, ka një kryetar, i cili është doktor Berisha, nuk diskutohet kjo histori. Për çështjen e bashkimit, demokratët nuk kanë luks të humbin asnjë votë, asnjë fraksion. E mira do ishte që të ishim të gjithë të bashkuar dhe të gjithë në një mendje.

Nëse ata do ishin dakord për primaret dhe për rregullat e reja të vendosura nga Partia Demokratike aktuale, do isha shumë i lumtur nëse do ishim të gjithë bashkë në këtë betejë”, theksoi ai.

Deda është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026