Mjeku Alimehmeti ‘rrëzon’ Veliajn për Tiranën? Flet Agron Gjekmarkaj

17 Tetor 2022 | 21:51

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në lidhje me emrat të cilët po qarkullojnë si kandidatë të mundshëm të së djathës për Bashkinë e Tiranës, ku një ndër to, është edhe mjeku, Ilir Alimehmeti.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjekmarkaj deklaroi se ka simpati për Alimehmetin, por nënvizoi se nuk mund të thotë nëse është i duhuri për të mundur Veliajn, pasi ende nuk dihet nëse do pranojë të jetë kandidat.

Sipas tij, kandidatura ideale për PD-në, do ishte një person që vjen nga Shoqëria Civile.

“Besoj se ideale është një profil që vjen nga Shoqëria Civile, ku mund të mblidhte shumë energji opozitare dhe pjesës gri të shoqërisë, energji që tejkalojnë këto hatërmbetje ose retorikën që ekziston ndërmjet pjesëve të opozitës. Mund të ishte një cak bashkimi, më shumë sesa një figurë politike që vjen nga njëra anë, me një profil të lartë intelektual.

Nuk dua të hyj në meritën e CV-së së asnjërit. Tirana e ka të nevojshme një kandidaturë që vjen nga Shoqëria Civile, pa tipare të shquara politike, por që ka mbështetjen e opozitës. Kam simpati për doktorin, e kam parë gjatë pandemisë të angazhuar herë pas here, ka qenë në komunikim me shoqërinë, nuk e njoh nga afër, nuk e di nëse zotëria ka dëshirë të jetë kandidat”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026