“Partia i takon Berishës”, Lesi: Ndërkombëtarët po luajnë që ta marrë Alibeaj
Gazetari Nikoll Lesi, tha se nuk do të ketë bashkim të Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lesi i cilësoi si hipokrite takimet që po bëhen mes dy palëve në PD, ndërsa shtoi se e gjitha kjo po bëhet në funksion të datës 3 nëntor, data kur gjykata do të japë vendimin se kush do të mbajë vulën e partisë.
“Mendoj se nuk do të ketë bashkim, këto janë takime hipokrite nga ana e të dyja palëve. Të dyja palët lozin për bashkim për të bindur elektoratin por në funksion të datës 3 nëntor. Është vendimi i Gjykatës që vendos se kush e merr vulën.
Sipas Lesit partia i takon Sali Berishës, ndërsa theksoi se kushdo që të marrë vulën nuk do të ketë negociata me grupin tjetër.
“Sipas meje partia i takon Berishës, dhe e gjitha kjo që po bëhet është në kuadër të 3 nëntorit. Kushdo që merr vulën nuk do të ketë asnjë negociatë me palën që humb”- tha ai.
Më tej ai theksoi se ndërkombëtarët po luftojnë që partinë ta mbajë Enkelejd Alibeaj.
“Nëse fiton Alibeaj, që ndërkombëtarët po luajnë dhe qeveria po luan që ta marrë Alibeaj, atëherë Berisha do të futet në një parti tjetër. Kjo që po bëhet sot është një lojë që po bëhet është në shërbim të 3 nëntorit. Nuk do të ketë bashkim”- u shpreh Lesi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave