Kush i çoi mesazh Vis Martinajt përpara zhdukjes? Salianji: Kam informacion
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se ka informacione rreth zhdukjes së Ervis Martinajt. Ai tha se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe Policia e Shtetit dhe se institucionet nuk kanë vepruar.
Teksa komentoi deklaratën e bërë në Kuvend pak javë më parë se Martinaj është lajmëruar 5 minuta para, që të mos kapej nga drejtësia, deputeti tha se këtë e ka thënë në bazë të informacioneve që ka.
“Unë u kam thënë një gjë që e kam pyetur ministrin në interpelancë. Faktet publike janë drejtorët e Përgjithshëm e Policisë nuk është se kanë objektiva. Faji i tij, Gledis Nanos mund të ketë qenë lidhja e tij si partner me SHBA-në. Një informacion që qarkullon është që unë e kam thënë për lajmërimin 5 minuta para. Përfshihen njerëz, struktura shtetërore, policë që shoqërojnë të akuzuarin. Policia e Shtetit, qeveria në tërësi dhe institucionet nuk e kanë bërë detyrën siç duhet. Unë informacione kam, unë pyes zyrtarisht qeverinë që duhet të përgjigjet”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta