Rama reagon ndaj pedagogut: I maskuar si sindikalist, sjell zullumet e ‘non gratave’

19 Tetor 2022 | 18:38

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kreut të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Kovaçi është një person i cili ka punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror në vitin 1997 dhe është maskuar si sindikalist në protestën e pedagogëve.

Sipas kreut të qeverisë, Kovaçi po sjell zullimin e opozitës në hapësirën universitare dhe se kërkesat e sindikatës nuk do të merren seriozisht ngas qeveria.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkroi Rama në Twitter.

Sindikata e pedagogëve ka përshkallëzuar bojkotin, teksa nesër do të zhvillohet një protestë kombëtare.

Pedagogët kërkojnë edhe prezencën e studentëve në këtë protestë, e cila do të zhvillohet para godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik.

Më herë gjatë ditës së sotme, Rama është shprehur se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët të cilët prej ditësh kanë dalë në protestë.

Në fjalën e tij, Rama tha se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët duke shtuar se këto të fundit kanë mundësi që të punojnë dhe në universitetet private.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026