‘Zgjodhët rublat e Putinit, jo historinë’, Balla përplaset me opozitën në Kuvend
Diskutimet lidhur me krizën energjetike sollën debate mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e së enjtes.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi kreun e PD Sali Berisha se është kundër çdo investimi amerikan, teksa solli në vëmendje HEC-in e Skavicës.
Ai u bëri thirrje deputetëve të PD të distancohen nga Putin dhe paratë ruse, që sipas tij janë investuar në PD.
“Ju duhet të distancoheni nga rublat ruse. Ai duhet të japë përgjegjësi se si ka mundësi që kundërshton një investim amerikan, votoi një rezolutë që e ka zanafillën tek një rezolutë e hartuar në Moskë. E vërteta është që në ditët në vijim duhet të bëheni gati për fakte të tjera. Se PD është financuar me 600 mijë dollarë, me burim Kremlinin. Nuk patët kurajë dhe të kërkonit se si ka mundësi që PD ka rënë pre e këtyre parave. Në luftë ka nevojë të jemi të bashkuar, por një pjesë e juaja ka zgjedhur prej kohësh të jetë në krah të Putinit, jo në anën e duhur të historisë”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
- 15:20 Dosja “Metamorfoza”, GJKKO dënon biznesmenin Pëllumb Gjoka me 6 vite burg
- 15:19 Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA, një mesazh nga një Iran i fortë
- 15:16 I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
- 15:15 Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta
- 14:56 Raporti, vajzat e reja më të ekspozuara se djemtë ndaj gjuhës së urrejtjes
- 14:43 Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën