Hasimja: PD të vështirë të afrojë pranë vetes persona me vlera nga shoqëria civile
Pedagogu Ermal Hasimja është shprehur se Partia Demokratike para se të futet në fushatë për zgjedhjet lokale të vitit 2023, duhet të zgjidhë problemet e veta.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hasimja theksoi se çështja kryesore është se a do u ofrojë PD shqiptarëve një alternativ qeverisëse.
“Ajo që ka më tepër rëndësi është çështja e natyrës dhe karakterit të PD. Kjo nuk varet vetëm nga numrat por nga vlerat. Çështja është se a do të jetë në gjendje kjo parti t’u ofrojë shqiptarëve shpresë e besueshmëri dhe një alternativë qeverisëse. PD hallin kryesor e ka se çfarë po bëjnë copëzat e partisë në Shqipëri”- nënvizoi Hasimja.
Më tej ai theksoi se PD duhet të ofrojë diçka ndryshe nga PS në mënyrë që të marrë votat e qytetarëve.
“Çështja është se çfarë do të bëjë PD me mbështetësitë e saj e më pas me elektoratin gri. Çfarë garancish të besueshme do i japë Partia Demokratike? Nëse duhet të votohen më shumë se Rilindja duhet të ofrojnë diçka ndryshe dhe të jenë më të besueshëm gjithashtu. Ka një lëvizje kohët e fundit në PD, ideja që kjo forcë po profilizohet si parti konservatore.”- tha pedagogu.
Hasimja u shpreh se Partia Demokratike e ka të vështirë të ofrojë personazhe me vlera nga shoqëria civile.
“Problemi më i madh është se çështja e demokracisë si procedurë nuk funksionon nëse nga pas nuk i shkon një kulturë demokratike. PD e ka shumë të vështirë që përmes demokracisë të afrojë pranë vetes personazhe me vlera nga shoqëria civile. E vetmja mënyrë është si ajo e 2005. Duhet demokraci e brendshme por edhe kulturë demokratike”-përfundoi Hasimja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Brenda muajit janë regjistruar 1,000 raste
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 16:30 40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë
- 16:18 “Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
- 16:07 Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër
- 15:44 40 qytete nënshkruajnë një pakt historik, vendosin kushte për qendrat e inteligjencës artificiale
- 15:34 Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
- 15:27 Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian