Genc Ruli, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Flet ish-deputeti i PD-së

24 Tetor 2022 | 09:37

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj deklaroi se figura të rëndësishme të kësaj force politike kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj tha se në disa media është publikuar se ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli ka qenë një ndër to.

Ndër të tjera, Haklaj u shpreh se kryedemokrati Sali Berisha duhet të ishte i pranishëm në sallën e Parlamentit për të votuar ligjin për hapjen e dosjeve.

“Sot Partia Demokratike është e ndarë, politikisht, juridikisht sepse është në gjykatë moralisht, filozofikisht dhe në ideologji. Ndarja e fundit, ideologjikisht, ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë, në votimin për hapjen e plotë të dosjeve të qytetarëve. Nata e së enjtes në Parlament ishte një ekuinoks politik, tashmë do të ndriçohet se çfarë ka ndodhur edhe gjatë kohës së diktaturës dhe pasojet në neo-diktaturë.

Efektet e para po i shohim që tani, po publikohen figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, të PD-së, disa figura të rëndësishme po dalin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Për shembull, Genc Ruli. Mediatikisht, njerëzit po flasin, kjo duhet të vërtetohet”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026