Qeveria e re në RMV, Artan Grupi i BDI-së: Prioritete kyçe janë ekonomia dhe sundimi i ligjit
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar dje qeverinë e re, pas dy ditësh debat dhe përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës. Pas formimit të qeverisë, detyrat që presin kabinetin e ri janë shumta, ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se prioritet kryesor është përballimi i pandemisë së Covid-19.
Zëvendëskryeministri i parë shqiptar në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha për Euronews Albania se zgjedhjet e 15 korrikut ishin të suksesshme për shqiptarët, pasi siguruan 33 deputetë nga 120 që ka gjithsej. Rezultatin në zgjedhje dhe ndarjen e posteve të qeverisë me LSDM-në, z. Grupi i sheh si arritje historike për shqiptarët e RMV-së.
“Puna e parë që duhet të bëjmë është konsolidim i institucioneve në vend. Nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, ne kemi gati 6 muaj pa parlament funksional. Prandaj ishte urgjente të mbaheshin zgjedhjet, të konsolidoheshin institucionet, të kemi një parlament funksional. Janë 33 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kjo është një arritje e madhe. Gjithë ky rezultat i mirë i arritur për shqiptarët është dhe një përgjegjësi shtesë për t’iu prirë institucioneve dhe urojmë të dalim faqebardhë”, theksoi ai.
Ai tha se vendit i duhej sa më shpejt formimi i qeverisë për t’iu bërë ballë sfidave, që lidhen kryesisht me ekonominë dhe sundimin e ligjit.
“Prioritet para ekonomisë sigurisht është konsolidimi i institucioneve dhe sundimi i ligjit. Pa sundim të ligjit nuk mund të kemi as zhvillim ekomomik. Kemi përgatitur pakon e katërt të ndihmesës së ekonomisë për qytetarët tanë për ballafaqimin e Covid-19. Ju e dini se bashkë me Shqipërinë po hapin negociatat me BE, dhe rrjedhimisht me hapjen e kapitujve ne duhet të ballafaqohemi me reformën e sistemit tonë, veçanërisht atë në drejtësisë. Pa një drejtësi funksionale dhe të paanshme, të cilës i nevojitet një vetting nuk kemi as besim vendor dhe as ndërkombëtar dhe s’kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Këto janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe ju do shihni një kabinet që është i përkushtuar në ekonominë dhe sundimin e ligjit”, tha ai.
Më tej ai tha se, BDI-ja nën drejtimin e Ali Ahmetit ka pësuar një reformim të thellë, ndërsa për këtë qasje listoi disa argumente:
“Ali Ahmeti ka nisur një reformë të thellë në BDI, mbi 98 % të kryetarëve të degëve janë anëtarë të rinj. Siç e shihni përbërjen e deputetëve, disa janë deputetë në Kuvend për herë të parë. Vlerësoj që këtë e panë qytetarët dhe e shpërblyen me votën e tyre duke e nxjerrë BDI fituese absolute. Ju po shihni një BDI të re, të ripërtërirë. Nuk kishte mosmarrëveshje të brendshme, por kishte debate dhe kjo është e shëndoshë për çdo parti. Në Bashkimin Demokratik për Integrim zhvillohet debat i shëndoshë”, shtoi ai.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme