Ukraina në errësirë, Rusia godet sistemin energjetik dhe rrjetin e furnizimit me ujë
Ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike janë ndërmarrë nga operatori i energjisë i Kievit pasi Rusia targeton vazhdimisht rrjetin e energjisë elektrike të vendit.
Presidenca ukrainase bën me dije se më shumë se një milion familje ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse, një e treta e termocentraleve të vendit janë shkatërruar para dimrit.
Të dish se kur do të ikin dritat do të thotë që banorët në kryeqytetin ukrainas kanë nisur të planifikojnë të përditshmen dhe po përballen me shume guxim.
“Shtëpia jonë ka pasur ndërprerje të planifikuara për katër orë. Çfarë të bëjmë, duhet të blejmë qirinj, duhet të përgatitemi disi. Sepse ngjarjet e fundit e kanë bërë jetën pak të vështirë, por çfarë të bëjmë. Duhet të mbijetoj”, shprehet një qytetar.
“Unë mendoj se është e nevojshme që dyqanet, semaforët dhe tabelat të funksionojnë, duhet të kenë energji elektrike”, tregon një pensionit.
Ministri i Energjisë i Ukrainës thotë se sulmet ruse në rrjetin elektrik janë të koordinuara me sektorin energjetik të Rusisë.
“Nga pikëpamja e sistemit energjetik, bombardimet e sotme janë një plan veprimi për shkatërrimin e sistemit energjetik të Ukrainës, i cili i është dhënë ushtrisë për të kryer”, konfirmon ministri.
Sulmet në objektet energjetike të Ukrainës, erdhën pasi ura që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë kontinentale u shkatërrua pjesërisht.
LEXONI GJITHASHTU
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:24 Qeveria amerikane po përpiqet të parandalojë shitjen e sendeve nga Titaniku në ankand
- 17:16 Sulmi rus vret tre persona në qytetin ukrainas të Krivyi Rih
- 17:13 Putin: Jemi të gatshëm për bisedime paqeje me Ukrainën
- 17:00 I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa
- 16:53 Gennaro Gattuso është trajneri i ri Lacios
- 16:43 Putin paralajmëron Perëndimin: Çdo sulm ndaj Rusisë do të marrë përgjigje