‘Hetoni Berishën’, gazetari: SHBA nuk mbështet asnjë opozitë që i del kundër
Gazetari Lavdrim Lita thotë se SHBA nuk mbështet asnjë opozitë që u del kundër politikave të saj, duke iu referuar deklaratës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, i cili tha se kryedemokrati Sali Berisha duhet të hetohet.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se SHBA po e trajton çështjen në Partinë Demokratike si një çështje të drejtësisë.
“Është hera e dytë që Escobar del në intervistë për Zërin e Aamerikës dhe trajton temën e PD-së si çështje të drejtësisë. Ai e tha shumë qartë se vendimi i SHBA-së është marrë në unison, janë gjetur prova dhe fakte; nuk ka qenë vendim politik. Në kuadrin e daljes së datës së zgjedhjeve pak ditë më parë, SHBA ka bërë thirrje që PD të largohet nga figurat dhe imazhet negative të saj.
Nëse PD merr një rrugë tjetër, ky nuk është një problem i SHBA-së, por një problem i Shqipërisë dhe i anëtarëve të Partisë Demokratike. Ata nuk mbështesin asnjë opozitë që u kundërtshton politikat, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Ballkanin”, theksoi ai.
Escobar tha një ditë më parë se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nuk ishte politik, por institucional.
Ai nënvizoi se SHBA ka partnerë të mirë në Partinë Demokratike dhe do që kjo forcë politike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 11:22 Ndryshimet në Kodin Civil, Balla: Një tjetër hap drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së
- 11:01 Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen 3 persona
- 10:52 Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 10:37 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
- 10:36 Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 10:32 930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo