Hapja e dosjeve, Papa: Do nxisë debat, duhet të përballemi me të kaluarën komuniste
Enriketa Papa, kryetare e Fondacionit për Liri dhe Demokraci, tha se hapja e dosjeve është një nxitje për debate publike që i shërben shoqërisë shqiptare për të njohur të kaluarën komuniste.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo deklaroi se shqiptarët duhet të përballen me të keqen që ka ndodhur para shumë vitesh, ndërsa shtoi se ligjvënësit shqiptarë me krijimin e Autoritetit të Dosjeve kanë ndjekur ligjin gjerman.
“Është një kontribut për të nxitur ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për t’u përballur me të kaluarën.
Është një nxitje dhe për debate publike, që i shërbejnë qasjes që ka shoqëria ndaj të kaluarës komuniste.
Ligjvënësit shqiptarë, për krijimin e autoritetit të dosjeve, kanë zgjedhur një model gjerman që ka rezultuar i suksesshëm. Problematika që ka pasur ligji për autoritetin i cili ka qenë jo gjithmonë informacioni, bëhej publike. Mendoj se nga 2015, individë që kanë qenë pjesë e makinerisë së dhunës kanë marrë dosjet e tyre, por shpesh herë këto dosje kanë qenë të anonimizuara. Ne duhet të përballemi me të keqen, me atë që ka ndodhur”- theksoi Papa.
Më tej, Papa nënvizoi se që në 2015 duhet të hiqeshin të gjitha barrierat që mundësonin zbardhjen e së vërtetës për ish-sigurimsat.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta