Planifikonin sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 3 të rinj nga Kumanova

1 Shtator 2020 | 10:10

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre të rinj nga Kumanova, të cilët dyshohet se po planifikonin akte terroriste.

Siç njoftoi policia, e cila të hënën bastisi vendndodhjen ku qëndronin tre të rinjtë, ata kishin përgatitur armatime me eksplozivë.

Tre të rinjve nga Kumanova, të moshave 28, 25 dhe 22 vjeç iu gjetën edhe materiale të tjera të cilat ngjallën më tepër dyshime, ku mes armëve të zbërthyera, ishin disa granata dhe municione.Pajisje elektronike dhe lëndë shpërthyese të përshtatshme për t'u kthyer në bomba.

Grupi në fjalë rezulton të jetë dënuar më parë për përpjekje për t’iu bashkuar në Siri luftëtarëve ekstremistë të Shtetit Islamik, njohur ndryshe si ISIS.

Prej rreth një viti ata thuhet se ishin liruar, ndërsa shërbimet e inteligjencës i kishin mbajtur në mbikëqyrje.

Maqedonia e Veriut tashmë ka dënuar tre grupe të pjesëmarrësve në luftën e ISIS-it në tre procese të ndara gjyqësore ku janë shqiptuar dënime me burg nga 2 deri në 7 vite për shkak se të gjithë kishin pranuar fajësinë.Armët e tre të rinjve të konfiskuara nga policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026